Një udhëkryq historish, interesash dhe stimujsh, Tirana është destinacioni i ri që pret të zbulohet, shkruan Paolo Armelli në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Vogue Italia”. Nuk është një kryeqytet i zakonshëm, madhështor evropian. Tirana është një qytet me një të kaluar komplekse dhe një të tashme të gjallë, dhe me një bukuri misterioze dhe prekëse. Udhëtarët e apasionuar për të pazakonshmen mund të vlerësojnë të gjitha nuancat dhe kontrastet më të dukshme. Një udhëkryq popullsie dhe interesash tregtare deri në epokën e hekurit, Shqipëria u bë e rëndësishme që nga shekulli i XVII, e përshkuar gjithmonë nga synime dhe interesa konfliktuale, mbi të gjitha e ndarë midis Evropës Qendrore dhe Perandorisë Osmane, për të kaluar më pas nga dominimi i Italisë fashiste në izolacionizmin e imponuar nga një regjim veçanërisht i ashpër komunist. Më pas erdhën vitet ’90, me imazhet e zbarkimeve përtej Adriatikut, të ngulitura ende në kujtimet e shumë italianëve. Por ndërkohë, Shqipëria dhe vetë Tirana kanë ecur përpara duke kapërcyer pengesat, kufizimet dhe korrupsionin, por edhe duke u mbështetur në energjitë më të forta. Tani kryeqyteti, i rrethuar nga mali i Dajit, ndër më të lartët në Ballkan, mbetet një kondensim shpirtërash të ndryshëm dhe kontradiktore, nisur nga arkitektura e tij në të cilën ka një sërë vilash të stilit italian të viteve 1920 dhe kalldrëme te stilit osmanrrokaqiejt madhështore futuriste dhe ndërtesa të rëndesës së mbetur brutaliste, tregje tradicionale dhe butikë ultramoderne, dhe projekte ndërkombëtare. Në dekadën e fundit, një projekt specifik qeveritar ka pikturuar fjalë për fjalë monumente dhe ndërtesa të epokës komuniste me ngjyra të ndezura, një metaforë e madhe për një realitet urban që është i mbushur me një jetë të re. Pas tërmetit shkatërrues të 2019, i cili rrezikoi të ndërpresë këtë vrull, Tirana është rikuperuar sërish, duke u nisur nga burimet e saj më energjike. Është në fakt një qytet i mbushur me të rinj, të cilët janë kthyer nga jashtë ose janë rritur këtu, dhe pas disa vitesh mbylljeje ata u hapen me botën, rizbuluan traditat dhe i përmirësuan ato nga një këndvështrim global. Nuk është rastësi që vitin e kaluar Tirana u shpall ‘Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’. Edhe sot ai është një katalizator i paprecedentë dhe ende në progres stimujsh, ngjarjesh dhe tendencash. Pikërisht për këtë arsye është qyteti i parë që pret, duke nisur nga data 8 maj, “Panorama e Modës – Vala e Re Italiane”, projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i kuruar nga “Vogue Italia” që sjell një brez të ri stilistësh italianë në një ekspozitë udhëtuese, e organizuar nga COD (Qendra për Hapje dhe Dialog). Për të zbuluar një qytet që duket se fsheh sekretet e tij me një mister të paqartë, por që po vlon nga dëshira për të ardhmen, kërkuam për vendet themelore të një Tiranë të pazakontë dhe vazhdimisht në zhvillim.