Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Vogue Italia” -“Fashion Panorama”

“Vogue Italia” -“Fashion Panorama”

Si asnjëherë më parë, një emër si Vogue Italia, vjen në Tiranë. Kjo arrihet falë bashkëpunimit mes Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), Institutit Italian të Kulturës dhe Vogue Italia. Fashion Panorama-The Italian New Wave është një projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, me kurator ‘Vogue Italia’. Ekspozita bën ndalesën e saj të parë ndërkombëtare, në Tiranë. Ekspozita u lind me synimin për t’i dhënë zë dhe shikueshmëri gjeneratave të reja të stilisteve dhe stilistëve italianë, duke përçuar gjerësisht vizionin dhe punën e tyre. Synimi i ekspozitës është të rrëfejë modën bashkëkohore italiane përmes vizionit dhe punës së 10 stilistëve: ACT Nr 1, Gisele, Cormio, Lessico familiar, Magliano, Marco Rambaldi, Medea, Panconesi, Niccolo Pasqualetti dhe SSHENA, të cilët përkrah ripërpunimit të traditave artizanale në formë rishtare dhe me gjuhë e metoda novatore, kanë mundur të ruajnë një marrëdhënie të fortë dhe të integruar me industritë e tjera të lidhura me kulturën dhe krijimtarinë italiane, si dhe të trajtojnë në mënyrë origjinale aspirata dhe tema të dashura për shoqërinë bashkëkohore. Gjithmonë në ndjekje të bashkëkohores dhe të interpretimit të rrymave dhe kontrasteve që përshkojnë shoqërinë, moda ofron mundësinë e ripërcaktimit të identitetit shoqëror dhe dëshirave, gjatë përditshmërisë tonë. Ekspozita, e cila sapo ka nisur rrugëtimin e saj, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 qershor, në mjediset e COD. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ