Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë është në proces pune në blloqet në hyrje të këtij qyteti, për kalimin e tokës bujqësore nga përdorim, në pronësi.
Specialistët janë të angazhuar që të bëjnë kontrollin e detajuar të dokumentacionit referuar përcaktimeve në kuadrin ligjor: Verifikimet në terren për të përcaktuar me saktësi pozicionin dhe sipërfaqen e parcelave; Afishimin publik të listave dhe trajtimin e çdo pretendimi apo ankese të qytetarëve.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës është në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e qeverisjes vendore, prefekturat dhe këshillat bashkiakë për të siguruar finalizimin e këtij procesi.
Pasi kryhet verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit, dosjet përfundimtare delegohen për miratim pranë këshillave bashkiakë dhe prefektit.
Në përfundim të procedurës administrative, përfituesit pajisen me aktin individual të kalimit në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore.