Bashkia e Vlorës po vijon me përkushtimin e përditshëm, punën për pastrimin e rrjetit të kanaleve të qytetit.
Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha, ndau në rrjete sociale aspekte nga puna që po kryhet me mjete të rënda por dhe nga ekipet e UKT-së për pastrimin e kanaleve, të pusetave në rrugët por edhe të zonave përrreth tyre.
“Papërgjegjshmëria e banorëve, dëmtimet e vazhdueshme ndër vite dhe hedhjet e mbeturinave ngado, duhet të marrin fund”, tha Dredha.
Dredha u shpreh se “që funksioni i tyre të jetë optimal, duhet të përpiqemi të gjithë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre”.
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që përfshinë vendin në filim të muajit tetor, krijuan probleme në përmbytjen e rrugëve të qytetit