Vlora: Pasditet e dimrit, si pranverë

0
5

Moti i ngrohtë dhe temperaturat jo tipike për muajin shkurt, kanë bërë që qytetarë dhe turistë të shumtë të shijojnë ndryshe pasditen e sotme në Vlorë. Të rinj që luajë basketboll buzë detit, të moshuar, prindër e fëmijë të grupmoshave të ndryshme shijojnë aktivitetet mes shëtitjeve, lojës në rërë, peshkimit etj.Vlora vazhdon të tërheqë vizitorë të shumtë, duke u kthyer në një ndër destinacionet gjithëvjetore më të kërkuara.