Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVKM/ 440 mln lekë për kompensim të pronarëve të prekur nga ndërtimet...

VKM/ 440 mln lekë për kompensim të pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuara

Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuara në Elbasan, Kamzë-Vorë, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Lezhë, Kavajë dhe Sarandë. Sipas këtij vendimi, vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 440 mln lekë, ndërsa do të përfitojnë pronarët e 50 mijë e 927 m2 tokë e prekur nga ndërtimet e legalizuara. Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Vendimi i plotë: Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Elbasan, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale 2, Zonat e Stimuluara, Lezhë, Kavajë dhe Sarandë. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 440 125 488,09 (katërqind e dyzet milionë e njëqind njëzet e pesë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tetë presje zero nëntë) lekë, për sipërfaqen 50 927,5 (pesëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje pesë) m² sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës 14, të shtojcës 1, përkatësisht: nr.18, nr.41, nr.59, nr.78, nr.79, nr.128, nr.131, nr.134, nr.144, nr.150, nr.158, nr.169, nr.171, nr.180, nr.181, nr.188, nr.191, nr.193, nr.205 dhe nr.207, sipas seksionit të veçantë (kolona 19) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale 2, Zonat e Stimuluara, Lezhë, Kavajë, dhe Sarandë të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments