Vjosa po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas turizmit aktiv dhe eksplorimit të natyrës, duke e kthyer lumin në një destinacion të rëndësishëm për sportet ujore.
Grupe turistësh lundrojnë me kayak përgjatë rrjedhës së lumit, mes peizazheve të egra dhe ujërave të kristalta, në një eksperiencë që ndërthur aventurën me natyrën e paprekur.
Zhvillimi i aktiviteteve si kayak-u dhe kanotazhi përgjatë Vjosës po kontribuon në zgjerimin e ofertës turistike, ndërsa zonat përreth lumit po shohin rritje të interesit nga operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj.
Vjosa konsiderohet një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë dhe po konsolidohet si një pikë referimi për turizmin e qëndrueshëm dhe aventurën në natyrë.





