Vjeshta me ngjyrat dhe dritën e saj magjike ka shndërruar fshatin turistik të Lëpushës në një tablo të gjallë natyrore.E njohur për peizazhet e saj të paprekura dhe mikpritjen tradicionale, Lëpusha ofron për vizitorët një përvojë të rrallë qetësie dhe natyre. Vetëm 21 kilometra larg Tamarës dhe 10 kilometra nga Vermoshi, fshati është bërë më i aksesueshëm falë rrugës së përmirësuar dhe shtimit të bujtinave.
E cilësuar si një nga perlat e Alpeve Shqiptare, Lëpusha tërheq turistë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit, të apasionuar pas ecjeve malore, aventurës dhe sporteve dimërore.





