Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit. Me nisjen e vitit të ri shkollor rikthehet edhe urdhri i bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit për furgonët, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se gjatë ditës do të ndalohet edhe qarkullimi i fadromave apo mjeteve të rënda, të cilat do duhet të punojnë pas orës 20:00 të mbrëmjes. “Duke filluar nga data 11 shtator, me ditën e parë të shkollës, mjetet e panevojshme edhe ato që janë nën 3.5 tonë, që bëjnë transportin e mallrave ushqimore, nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 07:00 deri në orën 09:00. Nëse një çamçakëz ose një patatinë është aq e rëndësishme dhe jetike për mbarëvajtjen e atij marketi, duhet të bëhet para orës 07:00 ose pas orës 09:00. Unë besoj se këto vite kemi ndërtuar në Tiranë një komunitet që është shumë më i rëndësishëm se çamçakëzët dhe patatinat, që janë fëmijët tanë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “para fëmijëve nuk do të vëmë asnjë punë tjetër. Do të sigurohemi që orari 7 me 9 i dedikohet vetëm lëvizjes në shkolla. Gjithashtu, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 08:00 të darkës fadroma, betoniere, kamionë, trajlera, nuk do të lejohen, dhe të gjitha kantieret e Tiranës, siç e kemi zbatuar vitet e fundit, do duhet të punojnë pas orës 20:00 të darkës”.
Viti i ri shkollor: Ndalohet qarkullimi i furgonëve nga ora 07:00 deri në 09:00
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on