Viti 2024 është shpallur Viti i Pyjeve, dhe në këtë kuadër Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar një kalendar aktivitetesh që synojnë ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e kësaj pasurie. I tillë ishte edhe aktiviteti i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila këtë herë u fokusua tek informimi i fëmijëve. Gjatë këtij aktiviteti fëmijët u njohën me bimët dhe rolin e tyre në natyrë. Krahas fushatës së pyllëzimit, e cila ka nisur prej disa muajsh në gjithë territorin e vendit, aktivitetet në kuadër të Vitit të Pyjeve kanë veçanërisht në fokus ndërgjegjësimin dhe informimit e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve.
Viti i Pyjeve: Orë mjedisore edhe për informimin e fëmijëve
RELATED ARTICLES