Në të gjithë vendin vijon fushata e pyllëzimit në kuadër të Vitit të Pyjeve, të shpallur nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe qeveria shqiptare si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët.
Në këtë kuadër është hartuar edhe një kalendar aktivitetesh që pritet të sjellin kontribut të rëndësishëm për natyrën, jo vetëm në aksione mbjellje, por edhe në ndërgjegjësim. Më herët, viti 2022 iu kushtua pastrimit dhe mjedisit, ndërsa viti 2023 ishte viti i Vjosës, me krijimin e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë