Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjoze “The Lancet Global Health” tregon se 1 në 3 burra mbi moshën 15 vjeç janë të infektuar me të paktën një variant të virusit gjenital “human papilloma” (HPV) dhe 1 në 5 janë të infektuar me një ose më shumë nga variantet që njihen me rrezik të lartë ose gjenet kanceroze të HPV-së.
Këto vlerësime tregojnë se burrat shpesh janë bartës të këtyre infeksioneve dhe theksojnë rëndësinë e përfshirjes së tyre në përpjekjet për të kontrolluar infeksionin HPV dhe për të zvogëluar incidencën e sëmundjeve të lidhura me HPV si tek burrat ashtu edhe te gratë.
Analiza mbi prevalencën e këtij infeksioni genital në popullatën e përgjithshme mashkullore u bazua në studimet e publikuara midis viteve 1995-2022. Prevalenca, që ishte rezultat i të dhënave të mbledhura në mbarë botën, rezultoi 31% për çdo HPV dhe 21% për variantet e HPV-së me rrezik të lartë. Gjenotipi HPV-16 doli më i përhapur i HPV-së (5%) i ndjekur nga ai HPV-6 (4%). Prevalenca e HPV-së ishte e lartë tek të rinjtë duke arritur një maksimum midis moshës 25 dhe 29 vjeç dhe më pas stabilizohej deri në rënie.