Studiuesit e universitetit Stanford në SHBA, kanë arritur të krijojnë me sukses viruset e para përmes inteligjencës artificiale, shkruan salute. eu.
Ata janë një ‘’armë e re’’ kundër baktereve vrasëse rezistente ndaj shumë antibiotikëve, të cilat përbëjnë një kërcënim në rritje për shëndetin global.
Viruset e krijuara janë të afta të identifikojnë dhe eliminojnë mikrobet rezistent ndaj shumë antibiotikëve, si ato të llojit ’Escherichia coli’’.
“Kjo është hera e parë që IA ka qenë në gjendje të shkruajë sekuenca koherente në shkallë gjenomi”, theksoi Brian Hie, biolog kompjuterik, i cili koordinoi studimin.
‘’Ne jemi ende larg inxhinierisë së një organizmi të tërë të gjallë’’ por është ndërmarrë një hap vendimtar’’, paralajmëroi bashkautori Samuel King.





