Gjashtë vjet pas zbulimit të tij në Kinë, virusi alongshan (ALSV) i bartur nga rriqrat tani është përhapur në pjesën më të madhe të Evropës, sipas ekspertëve gjermanë. ”Virusi, i cili nuk është i lidhur me ndonjë sëmundje serioze te njerëzit, është gjetur te rriqrat në Finlandë, Francë, Rusi, Zvicër dhe tani Gjermani”, konfirmoi Qendra për Mjekësinë e Udhëtimit (CRM) në Dyseldorf. Studiuesit në Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TIHO) në qytetin verior gjerman të Hanoverit gjetën prova të transmetimit të ALSV nëpërmjet rriqrave te kafshët e egra si dreri, në landin veriperëndimor të Gjermanisë të Saksonisë së Poshtme. “Zonat e shpërndarjes së shumë llojeve vendase të rriqrave janë zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit”, tha drejtori shkencor i CRM, Tomas Jelinek. ”Nga dimrat e butë dhe verat më të ngrohta po përfitojnë araknidet”, tha ai, pas publikimit të një studimi përkatës në revistën shkencore ”Microorganisms”. Megjithatë, ALSV aktualisht nuk është shoqëruar me ndonjë gjë më të keqe se simptoma të ngjashme me gripin. Sëmundja më e zakonshme që transmetohet nga rriqrat në Evropë është sëmundja Lyme, e cila mund të trajtohet me antibiotikë në fazat e hershme. Meningoencefaliti i hershëm i verës (FSME) është gjithashtu veçanërisht i përhapur në shumë zona, por mund të vaksinohet. atsh
Virus i transmetuar nga rriqrat përhapet në Evropë
RELATED ARTICLES