Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAVirgin Galactic nis misionin e dytë komercial në hapësirë

Virgin Galactic nis misionin e dytë komercial në hapësirë

Virgin Galactic, kompania e turizmit hapësinor e themeluar nga miliarderi britanik Richard Branson, nisi misionin e dytë komercial në hapësirë. Ajo transportoi astronautë në bordin e aeroplanit VSS Unity SpaceShipTwo. Pasagjerët ishin ish-olimpisti dhe aventurieri britanik Jon Goodwin, 80 vjeç, i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe dy astronaute nënë-bijë nga Karaibet. Pas kthimit në Tokë, Goodwin e përshkroi fluturimin si “një përvojë krejtësisht surreale” dhe ” ditën më emocionuese të jetës së tij”. Anija kozmike u ngrit 88,5 kilometra mbi sipërfaqen e tokës, ku pasagjerët përjetuan momente ku forca gravitacionale ishte zero, përpara se të ktheheshin në portin hapësinor. Ky është udhëtimi i shtatë i Virgin Galactic në hapësirë që nga viti 2018, por i pari që çoi turistët me pagesë në hapësirë. Kompania e turizmit hapësinor, do të ofrojë udhëtime për klientët, duke u bashkuar me Blue Origin të Jeff Bezos dhe SpaceX të Elon Musk. Virgin Galactic ka shitur rreth 800 bileta, 600 prej të cilave e kalojnë vlerën e 450 mijë dollarëve, ndërsa pjesa tjetër është shitur për 250 mijë dollarë. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments