Një zejtar violinash ka përdorur përbërës, përfshirë dardhë të zier me avull, manaferra dhe ujë për të krijuar një violinë vegane, shkruan BBC. Padraig O’Dubhlaoidh arriti të realizonte violinën plotësisht pa produkte shtazore, në laboratorin e tij në Malvern Hills, gjatë bllokimit të koronavirusit. Kjo violinë me porosi është e para në botë që regjistrohet nën markën ”The Vegan Society”. ”Për krijimin e violinës 8 000 sterlinëshe u përdorën përbërës natyralë”, thuhet në komunikatën e shoqatës. ”Historikisht qimet e kalit, thundrat, brirët dhe kockat janë përdorur të gjitha për të krijuar instrumentet”, theksoi ”The Vegan Society” duke shtuar se ishte “jashtëzakonisht emocionuese”. “Kjo do të jetë muzikë për veshët e shumë violinistëve që kanë dëshiruar një instrument të cilësisë së lartë pa produkte shtazore”, theksoi kreu i shoqatës Ericka Durgahee. ”Ura që mban telat e instrumentit u bë nga dru dardhe të zier me avull e cila është e lyer me ngjyrë të zezë”, theksoi Dubhlaoidh.
Violinë Vegane?
RELATED ARTICLES