Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEViktimat e trafikimit, ngrihet 'Autoriteti Përgjegjës‘ për identifikimin dhe riintegrimin

Viktimat e trafikimit, ngrihet ‘Autoriteti Përgjegjës‘ për identifikimin dhe riintegrimin

Ngrihet autoriteti përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Një udhëzim i përbashkët i 4 ministrive i asaj të Brendshme, të Jashtme, të Arsimit dhe Shëndetësisë, përcakton ngritjen e një autoriteti, i cili do të merret thelbësisht me viktimat e trafikimit. Autoriteti Përgjegjës do të jetë struktura mbështetëse e Mekanizmit Kombëtar të Referimit në procesin e identifikimit, referimit për ndihmë, mbrojtje, riintegrim të viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, në përputhje me procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Në mbledhjet e Autoritetit Përgjegjës do të ftohen të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Prokuroria kompetente dhe përfaqësues nga anëtarë të tjerë të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, në varësi të nevojave për mbështetje dhe ekspertizë, sipas rasteve që do të trajtohen. “Autoriteti Përgjegjës ndjek regjistrimin dhe raportimin periodik të të dhënave për rastet e trafikimit të identifikuara dhe të referuara nga institucione shtetërore dhe organizatat në përputhje me procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.”- thuhet në udhëzimin që publikohet nga rtsh.al. Autoriteti Përgjegjës hedh dhe administron informacionet në Bazën Kombëtare të të Dhënave për Viktimat e Trafikimit, sipas rubrikave përkatëse, mbi çdo rast të identifikuar dhe të referuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments