Një ide që nisi nga Platforma e Inovacionit në Turizëm (TIP), u kthye në një atraksion të ri të turizmit aventurë, në një nga zonat më të paprekura të vendit.
Falë propozimit fitues të dy guidave të rinj nga zona e Lumit të Vlorës dhe me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvilimit, Giz Albania, dhe Bashkisë Himarë, Kuçi sot përmes Via Ferrata, ofron një eksperiencë unike që bashkon sportin, natyrën dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
150 metrat e parë të këtij shtegu janë financuar nga GIZ, kurse financimi i mëtejmë i FSHZH do të mbulojë dhe 200 metrat e tjera.
Projekti i GIZ, ndau sot në rrjete sociale pamje nga Via Ferrata, që frekuentohet nga turistë të shumtë të apasionuar pas hikung-ut.
Ky shteg nuk është thjesht një ngjitje, por është një hap përpara për turizmin aventurë në jug të Shqipërisë dhe vlerë e shtuar për ekonominë lokale