Procesi i Vetingut për të cilin Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar se shumë shpejt e gjithë puna do t`i shkojë Kuvendit të Kosovës për aprovim. Për një gjë të tillë nevojiten edhe ndryshime kushtetuese të cilat domosdo kërkojnë edhe votën e opozitës. Njohës të fushës juridike konsiderojnë se koncepti i ri i Vetingut i aprovuar nga Komisioni i Venedikut, është lehtë i realizueshëm në praktikë. Ndërkohë opozita nuk i është përgjigjur RTK-së rreth këtij koncepti. Procesi më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, Vetingu, që pritet të ngritë integritetin dhe profesionalizmin në sistemin gjyqësor dhe prokurorial tashmë ka rrugën e hapur nga komisioni i Venecias Zv. ministri i drejtësisë Blerim Sallahu tha se në këtë fazë do të bartet puna e ministrisë së drejtësisë lidhur me Vetingun dhe do të dërgohet në kuvend “Tash jemi në fazën e konsultimeve , besoj shumë shpejtë do të dalim me një qëndrim zyrtar, ku me gjasë të madhe do të dërgojmë krejt punën e ministrisë së drejtësisë në kuvend që edhe ata të jenë hisedar të kësaj iniciative jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mbi bazën e një pune të përbashkët ( të min të drejtësisë dhe kuvendit)do të ketë mundësi me të mëdha për të arritur një konsensus politik drejtë ratifikimit apo ndryshimeve kushtetuese që duhet t’i merr kjo iniciativë e rëndësishme , sepse kjo iniciativë kërkon ndryshime kushtetuese para se te nisë procesi i Vetingut”, ka thënë Sallahu. Konceptin e ri të Vetingut i cili ka marrë aprovim nga komisioni i Venecias, avokati Yll Zekaj, e konsideron më shpejtë të realizueshëm. “Tani kemi të bëjmë me disa dhjetëra zyrtar të cilët do t’i nënshtrohen Vetingut … që maksimum do të kemi 30 deri në 40 zyrtar që do t’i nënshtrohen këtij procesi si i tillë mund të merr kohë ndërtimi i infrastrukturës, përkatësisht amandamentet kushtetuese dhe ligjore, dhe procesi si i tillë mund të shkoj më shpejtë se sa është planifikuar më herët”, ka thënë Zekaj. E pas opinionit të Venecias, Kosova duhet t’a ketë të rreshtuar pozitën dhe opozitën për të krijuar infrastrukturën ligjore përkatësisht ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë për Vetingun. RTK ka provuar të marr deklaratë nga partitë opozitare por asnjëra nga to nuk është përgjigjur .https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614443