Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin People në Euronews Albania se vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë në qershor do vijojë edhe gjatë korrikut.Ajo tregoi se për shkak të lagështisë së shtuar në ajër temperatura do ndihen 4-5 gradë më të lartë gjatë muajit korrik, i cili pritet gjithashtu të jetë një muaj shumë i thatë.“Valët e të nxehtit këtë verë na kanë vizituar shumë herët, janë thyer rekorde për qershorin në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës. Gjatë kësaj vere kemi pasur temperatura 40 gradë që në qershor, këtë herë nuk kemi një ekstrem por kemi shumë ditë me temperatura të larta. Nga e mërkura e deri të shtunën do ketë një normalizim të temperaturave. Të mërkurën priten edhe reshje në veri dhe qendër, nga e diela tjetër do ketë shumë ditë të korrikut me 39 gradë që do të zgjasin. Do jetë periudhë shumë e thatë, edhe pse do ketë lagështirë që do bëjë që vala të ndihet 5 gradë më shumë. Në Tiranë do ndihet 45-46 gradë”, tha Porja.
“Vetëm Evropa Veriore është më e freskët, pjesa tjetër po “digjet” nga vapa”-Porja
RELATED ARTICLES