Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, që nga fillimi i vitit ka patur vetëm 28 orë e 4 minuta diell. Sipas informacionit nga Shërbimi Meteorologjik, dielli është shfaqur vetëm për 28 orë e 4 minuta që nga fillimi i vitit 2023 në Bruksel, i cili njihet për motin me vranësira dhe shira. Sipas parashikimeve, gjatë muajit janar vendi do të përfshihet nga një mot kryesisht i vranët. Ekspertët kanë rekomanduar aktivitetet sportive, zgjimin herët në mëngjes për të ruajtur ritmin biologjik dhe angazhimet argëtuese jashtë punës për të shmangur problemet mendore të shkaktuara nga koha e mbyllur. Psikologu Dmitri Haikin tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e ritmit biologjik që trupi të çlirojë dopaminën dhe endorfinën. “Zgjidhjet si ruajtja e ritmit biologjik dhe shoqërimi me miqtë apo persona të tjerë janë të rëndësishme për të larguar efektet e motit të keq. Të gjitha studimet tona tregojnë se ne jemi më të lumtur dhe kemi një ekuilibër më të mirë në jetë, kur marrëdhëniet tona shoqërore janë të mira”, tha ai. ATSH