Verërat “Made in Albania”

0
3

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale tha se në vitin 2023 u regjistruan 10 178 hektarë vreshta dhe 9 822 hektarë vreshta në prodhim. Sipas Denajt, “vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe një krenari për brandin shqiptar “Made in Albania””. Ministrja Denaj nënvizon se rritja e sektorit të verës ka ardhur nga mbështetja që i ka dhënë qeveria nga Skemat Kombëtare në vite dhe Programi IPARD për rritjen e sipërfaqeve të vreshtave, investimet në pajisje teknologjike për procesin e prodhimit, rritja e çertifikimit të fidanëve autoktonë dhe mbështetja për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare në tregje elitare. Denaj thekspon se, në vitin 2023 janë regjistruar 10 178 hektarë vreshta dhe 9 822 hektarë vreshti në prodhim. Viti 2023 shënon dhe 61,7 tonë eksporte, duke shënuar vlerën më të lartë ndër vite. “Verërat tona tashmë po shijohen në tregjet më elitare ndërkombëtare, duke fituar prestigj, çmime prestigjioze në panairë dhe njohje globale, duke na bërë krenarë në të gjithë botën!”, përfundon Denaj. Ajo njofton se gjatë vitit të shkuar u eksportuan 138% më shumë në sasi.