Vengu: Shqipëria qendër rajonale e industrisë së mbrojtjes

0
4

Sipas Vengut, në programin për mbrojtjen parashikohet rritje buxheti, vënia në funksion e industrisë ushtarake “Made in Albania”, zgjerimi i kapaciteteve detare, fuqizimi i mbrojtjes civile, infrastruktura në funksion të NATO-s, e shumë të tjera të cilat do ta rendisin vendin tonë me krenari krah aleatëve.

Kështu, sa i përket objektivit strategjik, Shqipëria synon të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes, duke ndërtuar kapacitete të reja, forcuar partneritetet brenda NATO-s dhe modernizuar forcat e saj të armatosura.

Prioritetet kryesor është rritja e buxhetit për mbrojtjen me të paktën 0.15 pikë përqindjeje mbi normën aktuale prej 2,01% të PBB-së.

Sa i përket industrisë ushtarake, prioritet është  “Made in Albania”, prodhimi vendas i municioneve, armatimit të lehtë, mjeteve të blinduara, sistemeve pa pilot dhe mjeteve për emergjencat civile.

Prioritet është edhe rritja e kapaciteteve detare.

Kështu synohet zgjerimi i flotës me 3 anije të reja dhe modernizimi i flotës ekzistuese.

Po ashtu, mbrojtja civile ka vendin e vet në program, ku parashikohen të kryhen investime në 2 avionë zjarrfikës, flotë të përforcuar tokësore dhe ngritja e 4 qendrave të reja rajonale të emergjencave civile.

Sa i përket zhvillimit të personelit ushtarak, do të ketë vijim të rritjes së pagës së ushtarakëve, duke arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029 si dhe rritjen e numrit të Forcave të Armatosura.

Sa i takon kарасіteteve reaguese dhe inovacionit, objektiv është zhvillimi i aftësive reaguese në territor përmes sistemeve inteligjente dhe funksionalizimit të numrit kombëtar/ndërkombëtar 112.

Një tjetër prioritet është edhe infrastruktura kritike dhe mobiliteti ushtarak, ku parashikohet modernizimi i infrastrukturës dhe përfundimi i investimeve në Korridorin VIII për lëvizjen e Aleancës, me pikënisje në Porto-Romano.

Sa i përket projekteve në zbatim deri në 2029-ën, parashikohet, përfundimi i kantierit të Spitalit të Traumës, ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, ndërtimi i Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, krijimi i Kompleksit të Inovacionit Ushtarak në Bërzhitë, finalizimi i Poligonit Ndërkombëtar në Bizë.