Në qytetin e Shkodrës, bulevardi “Skënderbeu” po pajiset me sinjalistikë rrugore pas riasfaltimit që po realizohet në një pjesë të këtij segmenti.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në një postim në rrjetet sociale, pamje nga punimet që po kryhen, për vijëzimin e rrugës dhe vendosjen e dritave.
“Po vendosim një standard të ri, ashtu si në bulevardet e tjera kryesore të Shkodrës, jo vetëm për të përmirësuar imazhin e qytetit, por edhe për të rritur sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit”, u shpreh Beci.
Bashkia e Shkodrës po vijon me sërë investimesh infrastruktutore në rrugët e qytetit për të përmirësuar jetën e banorëve.