Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEVendimi për ndërtimin e varrezave të reja të dëshmorëve të atdheut

Vendimi për ndërtimin e varrezave të reja të dëshmorëve të atdheut

Në mbështetje të ligjit “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e varrezave të dëshmorëve të atdheut. Sipas këtij vendimi, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ministria përgjegjëse për kulturën, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, janë institucione përgjegjëse për projektimin dhe ndërtimin e varrezave të reja të dëshmorëve të atdheut dhe rikonstruksionin e tyre. Projektimi, ndërtimi dhe rikonstruksioni bëhen kundrejt fondeve buxhetore që do të akordohen, rast pas rasti.”. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments