“Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” në Shkodër, është i pari vend kujtese historike në rang kombëtar, i cili përkujton viktimat, metodat, torturat e ushtruara gjatë regjimit komunist mbi mijëra të pafajshëm. Bashkia e Shkodrës solli sot në vëmendje foto nga vizitat në këtë muze i cili rezulton ndër më të vizituarit në qytet. Bashkia e Shkodrës solli dhe disa fakte historike rreth muzeut. E ndërtuar në gjysmën e dytë të shek XIX, struktura në pronësi të Provincës Françeskane ishte një kolegj, ku edukoheshin dhe arsimoheshin fëmijë, që pastaj ndiqnin rrugën meshtarake. Në vitin 1946, me vendim të qeverisë së asaj kohe, godina dhe hapësira përreth u sekuestruan, duke e kthyer në Degën e Punëve të Brendshme për qytetin e Shkodrës. Tashmë kjo ndërtesë vjen e rikonceptuar si një vend kujtese, ku pjesa më kulmore janë qelitë origjinale të paraburgimit. Hapësira është e ndarë në dy kate, por qelitë e katit të parë janë ato ku vuanin dënimin të burgosurit politik. Në mjediset jashtë qelive ndodhet oborri i ajrimit me një derë hekuri që kishte komunikim direkt me zyrat e hetuesisë. Një tjetër hapësirë e rëndësishme është fondi bibliotekar me vepra të shumta mbi të kaluarën komuniste, memuaristikë, dëshmi, dokumenta dhe gazeta me propagandën e kohës. Që nga hapja e tij në vitin 2014, “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” në Shkodër është një nga pikat më të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Shkodrën. Vizitorët mund të njihen me fotografitë dhe emrat e të dënuarve nga sistemi komunist. Nuk mungojnë objektet e përdorura prej tyre, shënimet apo dhe letërkëmbimet e bëra me familjarët.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on