Pjesa e kompanive në Bullgari që ofrojnë punë hibride po rritet, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së lartë si dhe në administratën shtetërore dhe publike, deklaroi sot Nikolai Nikolov nga Bordi Drejtues i Shoqatës Bullgare për Menaxhimin e e Burimeve Njerëzore. “Mesatarisht, punonjësit duhet të shkojnë në zyrë dy ose tre ditë në javë, dhe pjesën tjetër të ditëve ata punojnë në distancë. Në të ardhmen, puna personale do të mbetet në transport, prodhim, kujdes shëndetësor, zinxhirë dërgesash dhe polici”, tha ai. Nikolov ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e burimeve njerëzore. Lidhur me përkeqësimin e situatës së COVID-19 në vend, Nikolov tha se brezi i ri është shumë më i prirur për të punuar në distancë. Kjo është forma e preferuar e punës për punonjësit me arsim të lartë, pjesë e atyre me familje, si dhe për gratë për shkak të mundësisë për të ndërthurur detyrat e punës dhe të shtëpisë. Puna personale preferohet nga pjesa tjetër e punonjësve me familje që u mungojnë kushtet e mira të punës në shtëpi, si dhe personeli i moshuar që është mësuar të punojë në zyrë.