Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVendet e BE,1,0% të PBB për Ukrainën

Vendet e BE,1,0% të PBB për Ukrainën

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të rrisin ndihmën e tyre për Ukrainën duke synuar 1,0% të PBB-së së tyre, deklaroi ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna. ”Estonia tani ka ofruar mbështetje për Ukrainën me vlerë më shumë se 1,0% të PBB-së së saj”, tha Tsahkna në kuadër të një takimi në Stokholm ku ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen sot me homologun e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba. “Kjo është me të vërtetë shumë për një vend të vogël si Estonia”, tha ai. ”Talini po i siguron Kievit gjithçka që mundet dhe ne vërtet shpresojmë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Tsahkna, duke shtuar se 1,0% e PBB-së duhet të jetë një qëllim i përbashkët. Sipas institutit ”Kiel”, Gjermania i ka dërguar Ukrainës ndihma ushtarake, humanitare dhe financiare me vlerë 0,2% të PBB-së në vitin e parë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, në shkurt 2022. ”Ukrainasit po luftojnë edhe për ne”, tha Tsahkna, vendi i të cilit ka një vijë kufitare me Rusinë dhe fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991. “Është liria, pavarësia dhe siguria jonë për të cilat ata po luftojnë”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments