Me emërimin zyrtar të ministres së Jashtme belge, Hadja Lahbib të hënën, vetëm tetë gra janë propozuar nga vendet e BE-së për të shërbyer si Komisionare në Komisionin Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tani ka të ngjarë të drejtojë një komision të dominuar nga meshkujt pasi u dorëzuan të 25 emërimet.

Pas rizgjedhjes së saj në korrik, Von der Leyen u kërkoi vendeve të BE-së që të emërojnë një burrë dhe një grua në mënyrë që të arrihet një ekuilibër gjinor në komision.

Përjashtimi i vetëm i dhënë ndaj kësaj kërkese ishte për qeveritë që riemëruan një komisioner në detyrë si Franca, Hungaria dhe Letonia.

Von der Leyen u kërkoi vendeve të BE-së të paraqesin një kandidat burrë dhe një grua për të arritur barazinë gjinore, por më shumë se gjysma e qeverive të BE-së parashtruan vetëm një kandidat burrë.

Nëse emërimet nuk ndryshojnë dhe kandidatët përfundimisht janë të suksesshëm në bashkimin me krahun ekzekutiv të BE-së, burrat mund të përbëjnë rreth dy të tretat e kabinetit të ri të Komisionit Evropian.

Vetëm Bullgaria propozoi publikisht një burrë dhe një grua. Sofja njoftoi të premten se do të emërojë ish-ministren e Jashtme Ekaterina Zakharieva dhe ish-ministrin e Mjedisit Julian Popov.

Secili nga 27 anëtarët e komisionit mund të emërojnë një komisioner. Von der Leyen, e cila është gjermane, është përfshirë gjithashtu.

Aktualisht, 12 nga 27 komisionerët janë gra. Komisioni është krahu i fuqishëm ekzekutiv i BE-së. Ai propozon ligje të reja dhe monitoron përputhjen me traktatet e BE-së dhe punëson rreth 32,000 njerëz