Estonia, Letonia dhe Lituania thanë se janë në favor të hapjes së një rruge të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, edhe pse aleatët e tjerë perëndimorë të Kievit e kanë kundërshtuar këtë. “Miqtë baltikë të Ukrainës mbështesin plotësisht Kievin në NATO sa më shpejt të jetë e mundur. Trimëria frymëzuese e Ukrainës vetëm mund ta forcojë aleancën tonë”, thanë ministrat e Jashtëm të të tre vendeve. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte njoftuar synimin e Kievit për të aplikuar për pranim të përshpejtuar në NATO, pas aneksimit të paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës. Vendet baltike të BE-së kanë qenë ndër mbështetëset më të zëshme të Ukrainës. Ato kufizohen me Rusinë dhe e kanë parë prej kohësh fqinjin e tyre si një kërcënim të madh të sigurisë. Por, njoftimi i Zelensky u prit me kujdes nga Uashingtoni dhe selia e NATO-s në Bruksel. Fuqitë perëndimore kanë dërguar armë, pajisje ushtarake dhe ndihma humanitare në Ukrainë, ndërsa ajo lufton me forcat ruse. “Për momentin, pikëpamja jonë është se… procesi në Bruksel duhet të fillojë në një kohë tjetër”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Duke mbështetur Shtëpisë e Bardhë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ”fokusi ynë tani është në ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Ukrainën, për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit brutal rus”. Meqenëse kushtet e traktatit themelues të NATO-s e konsiderojnë një sulm ndaj një aleati të NATO-s si sulm ndaj të gjithë anëtarëve, shihet si e pamundur që aleanca të lejojë një vend në luftë të bashkohet.http://ata.gov.al/2022/10/01/fokus-vendet-baltike-anetaresimi-i-ukraines-ne-nato-forcon-aleancen/
Vendet baltike: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO forcon aleancën
RELATED ARTICLES