Velipoja

0
2

Zona turistike e Velipojës në Shkodër, falë investimeve në infrastrukturën rrugore dhe veprave të tjera publike është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit vendas dhe turistët e huaj.

Velipoja, me plazhet ranore që kanë shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës ndodhet rreth 30 minuta nga qyteti i Shkodrës.

Velipoja njihet edhe për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që bëjnë për vete çdo vit pushues.

Ndërsa për të gjithë të pasionuarit pas shëtitjeve në natyrë, kjo zonë ofron një aventurë interesante në ajrin e pastër, ku do ta gjeni veten të zhytur në një oaz të gjelbër.