Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEVeliera “Sea Cloud” me 50 turistë amerikanë viziton Durrësin

Veliera “Sea Cloud” me 50 turistë amerikanë viziton Durrësin

Veliera luksoze “Sea Cloud” është vizitorja e radhës e Portit të Durrësit, e cila lundron nën flamurin maltez, e veçantë për nga ndërtimi i saj me 30 vela. Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot se veliera u bregëzua mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 4 dhe ka sjellë 50 turistë amerikanë, të cilët kanë vijuar vizitat e tyre në destinacionet e planifikuara turistike të bashkisë Durrës. Prekja e një porti nga Sea Cloud-i konsiderohet kudo në botë si ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për faktin se është tepër luksoz, por edhe për “biografinë” 91-vjeçare. Ndalesa e saj në Durrës vjen pas lundrimit disa orësh nga Tivati dhe pasdite do të vijojë drejt Sarandës.https://ata.gov.al/2022/08/25/veliera-sea-cloud-me-50-turiste-amerikane-viziton-durresin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments