Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se po vijon intensivisht puna për pastrimin dhe sistemimin e zonave bregdetare në territorin e bashkisë. Aksioni i fundit është fokusuar në plazhin e Dhërmiut, ku Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike po realizon pastrimin dhe rehabilitimin e rrugëve kryesore.
Në këtë proces janë angazhuar punonjësit e drejtorisë dhe mjete të tonazheve të ndryshme. Tavo theksoi se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, me qëllim garantimin e një mjedisi më të pastër dhe më të mirë për komunitetin lokal.