Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar së fundi një procedurë prokurimi për projektin e impiantit fotovoltaik lundrues mbi liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila do të mbështesë financiarisht këtë projekt publikoi në faqen e saj detajet ku nënvizoi se data e mbylljes është 22 dhjetori i këtij viti. Objekti i kontratës “Projektimi, ndërtimi dhe funksionimi i impiantit fotovoltaik lundrues 12.9 MW i vendosur në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës” është kërkuar nga kompania SENA Solar Energy of Albania. Në korrik të vitit 2020 KESH-it iu miratua një kredi nga BERZH në mbështetje të projektit të impiantit fotovoltaik Lundrues ku nga totali i kostst prej rreth 14 milionë euro, 9.75 milionë euro janë kredi nga ky institucion financiar ndërkombëtar. Për KESH ky nuk është projekti i parë fotovoltaik që do të zbatohet edhe pse është i pari lundrues. Më herët ishte impianti Fotovoltaik i Qyrsaqit (Hec Vau i Dejës), me kapacitet të instaluar 5.135 MW/p, që filloi zyrtarisht prodhimin më 12 Maj 2022. KESH raportoi pak kohë më parë se për periudhën 3 Mujore (Maj-Korrik), impianti gjeneroi në total 1,623 MWh energji elektrike. E konvertuar në vlerë monetare nëpërmjet optimizimit përfitueshmëria neto arrin në 346,500 Eur, vetëm për këtë periudhë, nënvizonte KESH. Në kuadër të shtimit të diversifikuar të kapaciteteve prodhuese KESH është në fazën kur ka aplikuar për ndërtimin e një impianti tjetër fotovoltaik në Digën e Zadejës po në HEC Vau i Dejës, me fuqi të instaluar të përllogaritur prej 8.25 MW. Diversifikimi i burimeve të Koporatës është nënvizuar se do të sjellë një optimizim më të mirë të kaskadës duke alternuar prodhimin sipas kushteve.https://lajme.rtsh.al/artikull/vau-i-dejes-hapet-gara-per-ndertimin-e-impiantit-fotovoltaik-lundrues-mbi-liqen
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on