Njoftimi erdhi gjatë një deklarate të Vatikanit pas takimit të Papa Leone XIV dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Gjatë takimit, Papa Leone dhe presidenti ukrainas, Zelensky diskutuan rreth konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë dhe urgjencës për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.
Gjithashtu, ata rikonfirmuan rëndësinë e dialogut si rruga e vetme për t’i dhënë fund armiqësive.
“Papa Leone shprehu keqardhje për viktimat dhe popullin ukrainas, duke inkurajuar çdo përpjekje që synon lirimin e të burgosurve dhe kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta”, sipas deklaratës.