Tuesday, April 8, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Varhelyi: Komisioni i ardhshëm Evropian do të fokusohet në zgjerimin e Ballkanit...

 Varhelyi: Komisioni i ardhshëm Evropian do të fokusohet në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Komisioni i ardhshëm evropian do të jetë komisioni i zgjerimit, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në fund të një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Për Varhelyi, komisioni i ardhshëm i BE-së do të ketë të gjitha mjetet për të marrë rezultate në drejtim të zgjerimit. ”Por, u takon liderëve të Unionit që të mbajnë qëndrim për këtë çështje. Mendoj se do të ecim përpara, se duhet të jetë një proces i pakthyeshëm”, tha komisioneri në përgjigje të gazetarëve. ”Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për të mirëpritur vendet e reja anëtare dhe është e mundur që kjo të ndodhë pas pesë vjetësh, brenda mandatit të komisionit të ri”, shtoi ai. Megjithatë, ai nuk specifikoi nëse i referohej anëtarësimit në grup apo vendeve individuale të Ballkanit. “Ne duhet të rivendosim vrullin. Nuk duhet të humbasim kohë. Është zhvilluar një plan i saktë investimi ekonomik për të mbështetur rritjen e Ballkanit Perëndimor. E gjithë kjo është një sinjal i qartë se BE-ja është e gatshme të mirëpresë anëtarët e rinj”, shtoi Varhelyi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ