Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi sot se, drafti i ekipit menaxhues është pikënisje për diskutime të mëtejshme rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian, ku u diskutua raporti për Kosovën, për vitin 2022, Varhelyi tha se, dialogu ka pasur përparim gjatë vitit të fundit. Duke përmendur marrëveshjet e 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksin e zbatimit më 18 mars në Oher, Varhelyi tha se tani është thelbësore që të dyja palët të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre pa vonesë nga kjo marrëveshje. atsh
Varhelyi: Drafti të jetë pikënisje për diskutime
RELATED ARTICLES