Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIValutat forcojnë pozitat në këmbim me lekun

Valutat forcojnë pozitat në këmbim me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.88 lekë dhe këmbehet me 94,23 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 104.87 lekëve, ose 2,65 lekë më shumë se ditën e mërkurë. Me 3.17 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 122.29 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 2,86 lekë dhe këmbehet me 110.03 lekë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments