Valiasi i vjetër në Kamëz është transformuar nē një lagje të re, me pallate dhe hapësira publike, investime në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës. Jo vetëm banesat e reja, por tashmë Valiasi ka të rindërtuara çerdhen, kopshtin, shkollën, ka ambientet sportive, këndet e lojërave, si dhe hapësirat e gjelbra.