Nivelet e rrezikshme të nxehtësisë që përfshinë pjesë të hemisferës veriore këtë verë ka të ngjarë të godasin pjesën më të madhe të botës nga tre deri në 10 herë më shpesh deri në fund të shekullit, ka gjetur një studim i ri. Kjo rritje parashikohet të ndodhë në vendet si SHBA , Kina, Japonia dhe ato në Evropën Perëndimore, sipas studimit, të publikuar në Communications Earth & Environment të enjten nga studiues në Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Uashingtonit. “Nxehtësia e rrezikshme” përcaktohet si 39.4 gradë Celsius dhe më lart. Deri në vitin 2050, numri i ditëve me nxehtësi të rrezikshme në këto rajone do të dyfishohet. Valët vdekjeprurëse të të nxehtit janë aktualisht të rralla në gjerësinë e mesme, por ka të ngjarë të fillojnë të ndodhin çdo vit në këto rajone. Çikago, për shembull, parashikohet të shohë një rritje 16-fish të valëve të rrezikshme të të nxehtit deri në vitin 2100, tregon studimi. Situata do të jetë edhe më e keqe në zonat tropikale, ku njerëzit mund të ekspozohen ndaj nxehtësisë së rrezikshme shumicën e ditëve të vitit. Ditët e “nxehtësisë jashtëzakonisht të rrezikshme”, e cila përkufizohet si 51 C mund të dyfishohen. E kspertët thonë se këto nivele të nxehtësisë i shtyjnë kufijtë e mbijetesës njerëzore. Parashikimet u bënë nën supozimin se temperaturat mesatare globale do të rriten me 2 gradë Celsius, një kufi i përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit të 2015-ës. “Ngjarjet e nxehtësisë rekord të verës së fundit do të bëhen shumë më të zakonshme në vende si Amerika e Veriut dhe Evropa,” tha autori kryesor Lucas Vargas Zeppetello nga Universiteti i Harvardit në një deklaratë për shtyp. “Për shumë vende afër ekuatorit, deri në vitin 2100 më shumë se gjysma e vitit do të jetë një sfidë për të punuar jashtë, edhe nëse fillojmë të frenojmë emetimet”, shtoi ai.https://lajme.rtsh.al/artikull/studimi-valet-e-te-nxehtit-mund-te-sfidojne-mbijetesen-njerezore-deri-ne-vitin-2100
Valët e të nxehtit mund të sfidojnë mbijetesën njerëzore deri në vitin 2100
RELATED ARTICLES