Britania e Madhe po përgatitet për ditë të gjata me temperatura ekstreme gjatë valës më të fundit të të nxehtit, ndërkohë që miliona britanikë do të përballen me kufizime të ujit në rubinetat e tyre gjatë javëve në vijim. Zyra e Shërbimit Meteorologjik ka paralajmëruar për një valë tjetër katër-ditore të të nxehtit ekstrem në pjesë të Anglisë dhe Uellsit nga e enjtja deri të dielën, kur temperaturat pritet të arrijnë në 35 deri në 36 gradë celsius në zona të caktuara. Agjencia e Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka rritur nivelin e alarmit për rrezikun ndaj shëndetit në Anglinë jugore dhe qendrore nga pasditja e së martës deri të dielën, ndërsa ekspertët këshillojnë njerëzit të kujdesen për të më moshuarit, apo personat me probleme shëndetësore, si edhe për fëmijët. Temperaturat nuk pritet të jenë aq ekstreme sa në muajin korrik, kur u thye çdo rekord teksa termometri shënoi për herë të parë mbi 40 gradë celsius në zona të caktuara të Britanisë së Madhe. Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më intensive, më të shpeshta dhe më të mundshme. Shkencëtarët gjithashtu paralajmërojnë se periudhat e thatësirave ekstreme do të jenë më të shpeshta dhe më të gjata për shkak të ndryshimeve klimatike, të shkaktuara nga emetimi i gazeve serrë nga lëndët djegëse fosile dhe aktivitete të tjera të njeriut.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on