Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREValbona, mrekulli e natyrës alpine

Valbona, mrekulli e natyrës alpine

Valbona, pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve, e ndodhur në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit tërheq çdo vit vizitorë të shumtë në të gjitha stinët. Reshjet e dëborës të rëna në këto ditë janari e shndërrojnë parkun në një vend magjik. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga Valbona, duke ftuar turistët vendas e të huaj për ta vizituar atë nën petkun e dëborës. “Valbona është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine dhe ndër zonat më të vizituara të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë”, tha Kumbaro. Lugina e Valbonës, e shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës, ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit në Tropojë. Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem. Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ