Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIVaksinim falas i bagëtive kundër plasjes

Vaksinim falas i bagëtive kundër plasjes

Blegtorët në të gjithë vendin përfitojnë falas shërbimin e vaksinimit për bagëtitë e imta, gjedhit, derrat dhe njëthundrakët për sëmundjet e Plasjes dhe Rev-1. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në zbatim të Programit Kombëtar të Kontrollit të Plasjes, gjatë vitit 2022 ka kryer rreth 275 mijë vaksinime në blegtori. Sot, në Ditën Botërore të Vaksinimit të Kafshëve, drejtori i Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Roland Meçja u bëri apel blegtorëve të vaksinojnë bagëtitë, si një masë që parandalon rrezikun e sëmundjes dhe mbron shëndetin e kafshëve. Përmes një videomesazhi nga një fermë mikse blegtorale në zonën e Tiranës, Meçja përcolli mesazhin për sensibilizimin e fermerëve që të vaksinojnë kafshët e tyre dhe të bashkëpunojnë me sistemin veterinar në mbrojtjen e shëndetit të blegtorisë, si një faktor i rëndësishëm në mbarështimin e kafshëve, zhvillimin e sektorit dhe rritjen e sigurisë ushqimore. “Veterinerët tanë zyrtarë në bashkëpunim të ngushtë me blegtorët janë çdo ditë në terren për të kryer të gjitha vaksinat e përcaktuara me ligj, jo vetëm për shëndetin dhe mirëqenien e tufës, por edhe për garantimin e shëndetit publik dhe rritjen e sigurisë ushqimore”, tha drejtori i AKVMB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments