Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIVaksina Pfizer 73 % efektive në mbrojtjen e fëmijëve nën 5-vjeç

Vaksina Pfizer 73 % efektive në mbrojtjen e fëmijëve nën 5-vjeç

Vaksina e Pfizer ka rezultuar 73 % efektive në mbrojtjen e fëmijëve nën 5-vjeç. Vaksinimet për foshnjat, të vegjlit dhe parashkollorët u hapën në SHBA në muajin qershor. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, rreth 6% e fëmijëve nga 6 muajsh deri në 4 vjeç kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19 deri në mes të gushtit. Autoritetet shëndetësore autorizuan doza të vogla vaksinash nga Pfizer dhe BioNTech bazuar në një studim që tregon se ato ishin të sigurta dhe prodhonin nivele të larta të antitrupave që luftojnë virusin. Varianti i ri BA.5, po shkakton shumicën e rasteve të COVID-19 në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës. Pfizer këtë javë kërkoi nga rregullatorët amerikanë që të autorizojnë doza të modifikuara të vaksinave që përputhen më mirë me variantet e reja të Omicron për njerëzit 12 vjeç e lart si përforcues këtë vjeshtë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615150

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments