Studimi, u botua në Journals of Gerontology, pas marrjes në konsideratë të variablave të tjerë sociodemografikë dhe shëndetësorë ku sipas studimit njerëzit e vaksinuar mesatarisht, përjetojnë plakje të përgjithshme biologjike më të ngadaltë sesa njerëzit e pavaksinuar.

Herpes zoster është një skuqje e dhimbshme e lëkurës e shkaktuar nga riaktivizimi i virusit të varicelës.

Kushdo që ka pasur li të dhenve është në rrezik ta zhvillojë atë; megjithëse mund të shfaqet në një moshë më të re, rreziku është më i lartë tek njerëzit mbi 50 vjeç dhe tek individët me imunitet të kompromentuar.

Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah një lidhje të mundshme midis disa vaksinave, të tilla si ato kundër herpes zoster dhe gripit, dhe një rreziku të reduktuar të demencës dhe çrregullimeve të tjera neurodegjenerative.