Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEUT fitues me 8 projekte

UT fitues me 8 projekte

Universiteti i Tiranës në thirrjet për aplikime të vitit 2022 në fushën e veprimit Jean Monnet ka fituar në rang kombëtar vendin e parë, duke u konfirmuar institucion lider në arsimin e lartë në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit e më gjerë. Sipas njoftimit për shtyp të Universitetit të Tiranës, në këtë thirrje janë përzgjedhur 8 projekte fituese nga të cilat 1 Jean Monnet Chair dhe 7 Jean Monnet Module. “Fusha e veprimit Jean Monnet zhvillohen nën programin Erasmus+ duke ofruar mbështetje për mësimdhënien, mësim nxënien, kërkimin dhe debatet mbi aspekte të ndryshme të të zhvillimeve në fusha të ndryshme në hapësirën e Bashkimit Evropian. Studimet në këtë fushë do të kontribuojnë veçanërisht në Shqipëri në promovimin e vlerave evropiane në vendin tonë”, theksohet në njoftim. Universiteti i Tiranës falënderon të gjithë personelin akademik që është angazhuar në shkrimin dhe aplikimin e projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare në arritjen e këtyre rezultateve duke lartësuar emrin e Universitetit të Tiranës në fushën e kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit. “Kemi bindjen që këto rezultate do të motivojnë edhe më shumë të gjithë personelin akademik të Universitetit e Tiranës për të kontribuar në mënyrë aktive në të ardhmen në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor me një fokus të veçantë ndërkombëtarizimin”, përfundon njoftimi i Universitetit të Tiranës.https://ata.gov.al/2022/08/31/universiteti-i-tiranes-fitues-me-8-projekte-ne-fushen-e-veprimit-jean-monnet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments