Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUshtria ukrainase njofton shkatërrimin e një anijeje ruse

Ushtria ukrainase njofton shkatërrimin e një anijeje ruse

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë sot se shkatërruan një anije të flotës ruse në Detin e Zi, e dyshuar se mbante drone iraniane ”Shahed”, të përdorur nga Moska në konfliktin kundër Kievit. “Anija e madhe ‘Novocherkassk’ u shkatërrua nga pilotët tanë”, raportoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram. Ushtria e Kievit nuk e specifikoi vendndodhjen e sulmit, por komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk publikoi një video që tregon një shpërthim në bazën detare ruse të Feodosia, në Krimenë e pushtuar. Pak më parë, Moska kishte thënë se ”forcat ukrainase kishin nisur një sulm pranë Feodosia”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments