Moska po angazhon kontigjente ushtarake nga e gjithë Rusia, për të përballuar peshën e kundërofensivës ukrainase, tha sot Ministria britanike e Mbrojtjes sipas raportit të shërbimeve sekrete. “Në rajonin e Zaporizhias, Ushtria e 58-të e Armëve të Kombinuara po mbron linjat e forta të frontit, pasi normalisht mbron rajonin rus të Kaukazit”, sipas raportit. Edhe Ushtria e Pestë e Armëve të Kombinuara dhe Këmbësorisë Detare pritet të jetë aktive në frontin rreth Velyka Novosilka, ndërsa zakonisht mbrojtja e saj bazohej 7000 kilometra larg për të balancuar fuqinë kineze. “Edhe rreth Bakhmutit, situata pritet të jetë e njëjtë. Mbrojtja, tani përbëhet kryesisht nga regjimente ajrore të vendosura normalisht në Rusinë perëndimore”, thanë shërbimet sekrete britanike, të cilat zakonisht veprojnë si një forcë elite e reagimit të shpejtë në rast të tensioneve me NATO-n. Si përfundim, mënyra se si Rusia po i pranon rreziqet në të gjithë Euroazinë, nxjerr në pah se lufta ka prishur strategjinë kombëtare të Rusisë. atsh
Ushtarë rusë nga i gjithë vendi kundër ofensivës ukrainase
RELATED ARTICLES