Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAUshqimi i së ardhmes

Ushqimi i së ardhmes

Furnizimi me ushqim i së ardhmes është një temë me interes të madh në botë i cili është gjithnjë në ndryshim. Me një popullsi globale në rritje të vazhdueshme dhe burime të kufizuara natyrore, është thelbësore të parashikohet se cili do të jetë ushqimi i së ardhmes. Një lloj i afërt i bananes, i cili quhet Enset ose “banane e rreme”, është një ushqim i konsumuar vetëm në një pjesë të Etiopisë. Fruti i kësaj bime është i ngjashëm me bananen, por ndryshe nga fruti i njohur nuk është i ngrënshëm.

Në vend të kësaj, ajo që ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve janë kërcellët dhe rrënjët me niseshte, të cilat mund të fermentohen dhe përdoren për të bërë qull dhe bukë. Sipas hulumtimeve, ky ushqim ka potencialin të ushqejë më shumë se 100 milionë njerëz në një botë që po ngrohet vazhdimisht. Pandanus tectorius është një bimë e familjes Pandanaceae, e cila rritet në zonat bregdetare nga Ishujt e Paqësorit deri në Filipine. Në Azinë Juglindore, gjethet përdoren për të shijuar pjata të ëmbla ndërsa frutat mund të hahen të papërpunuara ose të gatuara.

Fruti i ngjashëm me ananasin dhe gjethet e tij duhet të përdoren më gjerësisht, sipas shkencëtarëve. Në fakt, pema mund të tolerojë kushte të vështira klimatike, duke përfshirë thatësirën, erërat e forta dhe spërkatjen me kripë, dhe për këtë arsye mund të mbillet pothuajse kudo në botë, për sa kohë që përdoret në mënyrë të qëndrueshme. Një tjetër kategori ushqimore që mund të shohim gjithnjë e më shumë në tavolinat tona janë drithërat, nga të cilat ka më shumë se 10,000 lloje. Midis tyre, shkencëtarët e konsiderojnë “fonio” (Digitaria exilis) një ushqim të mundshëm të së ardhmes. Përdoret për të përgatitur kuskus, dhe pije kjo bimë mund të tolerojë kushtet e thata të motit. Ndër ushqimet e së ardhmes janë fasulet, ose bishtajoret, për shkak të sasisë së madhe të proteinave dhe vitaminave B që përmbajnë. Këto ushqime janë të lira dhe të përshtatura për një gamë të gjerë mjedisesh, nga brigjet e oqeanit deri te shpatet malore. Sipas shkencëtarëve, ka mijëra lloje bishtajore, por deri më tani janë përdorur vetëm disa, përfshirë ato që ende nuk dihen. Një nga këto është kokrra morama (Tylosema esculentum). Kultivuar në pjesë të Botsvanës, Namibisë dhe Afrikës së Jugut, ky ushqim është ushqimi kryesor i shumë popullatave. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments