Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAUshqimet e përpunuara dhe demenca

Ushqimet e përpunuara dhe demenca

Hulumtimet e fundit sugjerojnë se ngrënia e disa prej ushqimeve të përpunuara mund të ndikojë në shëndetin e trurit në terma afatgjatë. Ushqimet e përpunuara që përfshin ushqimet e ngrira, ushqimin e shpejtë dhe shumicën e drithërave rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe vdekjes së hershme . Në një studim me më shumë se 10,000 njerëz të moshës së mesme që merrnin më shumë se 20% të kalorive të tyre ditore nga ushqimet e përpunuara kishin një rrezik në rritje të rënies njohëse gjatë një periudhe 10-vjeçare, sipas rezultateve të publikuara në JAMA Neurology . Në SHBA, konsumi i ushqimeve të përpunuara është edhe më i përhapur, rreth 57% e kalorive të konsumuara nga popullata amerikane vijnë nga ushqime të përpunuara. Njerëzit që hanin proporcione më të mëdha të ushqimeve të përpunuara kishin një normë prej 28% më të shpejtë të rënies njohëse krahasuar me ata që hanin më pak. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments